Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Liderët botërorë dënojnë sulmin në Somali

Seketari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe liderët e tjerë botërorë, e kanë dënuar sulmin me kamion-bombë në kryeqytetin e Somalisë, nga i cili janë vrarë së paku 276 vetë dhe plagosur afro 300 të tjerë.

Në rrjetin Twitter, zoti Guterrs ka shkruar dje se është i “tmerruar” nga sulmi dhe ka kërkuar “unitet në ballafaqim me terrorizmin”, transmeton rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria e Somalisë për sulmin e pardjeshëm në kryeqytetin Mogadishu, i ka fajësuar ekstremistët e al-Kaidës dhe al-Shababit, megjithëqë asnjëri prej këtyre dy grupeve nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Liderët nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, po ashtu, e kanë dënuar sulmin, që ishte sulmi më vdekjeprurës terrorist që ndonjëherë ka ndodhur në këtë vend.