“The Boy in the Striped Pyjamas” mund të “përjetësojë një sërë pasaktësish dhe gabime të rrezikshme” kur përdoret për t’u mësuar të rinjve histori rreth Holokaustit, thuhet në një raport akademik.
Sipas studimit të Qendrës për Edukimin e Holokaustit në Universitetin e Londrës, më shumë se një e treta e mësimdhënësve në Angli përdorin librin i cili është më i shituri në mësimet mbi gjenocidin nazist.
Një studim që bazohet në kërkimin e kryer pesë vjet më parë mes nxënësve të shkollave të mesme, zbuloi se historia e John Boyne, autor i librit, ngjallte simpati të gabuar për nazistët, raporton Guardian.
Sipas sondazhit të ri, 35% e mësuesve përdornin “The Boy in the Striped Pyjamas” gjatë orëve mësimore. Raporti thotë se përdorimi i tij zë pozicion të kontestuar për të qenë burim i besueshëm arsimor. Mësuesit e dramës dhe anglishtes kishin më shumë gjasa ta përdornin atë se ata të historisë.
Libri bën fjalë për një miqësi mes një djali të komandantit të kampit të Auschëitzit dhe një djali hebre i burgosur në kampin e përqendrimit.
Edhe
Muzetë që përshtaten dhe marrin vëmendjen e fëmijëve
Studimi thotë se: “Ndërsa shumica e të rinjve që morën pjesë në studim e njihnin narrativën si vepër fiksioni dhe shumë ishin në gjendje të identifikonin dhe kritikonin pasaktësitë historike në të, ata megjithatë e karakterizuan si realiste ose të vërtetë”.
Ai shtoi se shumë studentë, pasi studiuan historinë, arritën në përfundime që “kontribuuan në mënyrë të konsiderueshme në një nga keqkuptimet më të fuqishme dhe problematike të kësaj historie, se 'gjermanët e zakonshëm' mbanin pak përgjegjësi dhe në përgjithësi ishin 'të shpëlarë nga truri' ose përndryshe krejtësisht injorantë për mizoritë”.