Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i është përgjigjur presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se Rusia nuk ka të bëjë asgjë me Grenlandën.
Trump ka thënë se arsyeja pse do që Grenlanda të jetë pjesë e SHBA-së, është për shkak se në një të ardhme, Rusia dhe Kina mund të kenë pretendime ta pushtojnë.
Lavrov ka thënë se nuk ka “asnjë dyshim” që Washingtoni e di se Rusia “nuk ka asgjë të bëjë” me Greenlandën.
Ministri i Jashtëm rus shtoi se nuk ka “asnjë provë” që Rusia do të pushtonte Grenlandën.
Lavrov theksoi gjithashtu se Rusia do të “monitorojë situatën serioze gjeopolitike”.
Artikuj të ngjashëm
-
Putini e vlerëson Grenlandën me 1 miliard dollarë
-
Trumpi kërkon Grenlandën në këmbim të ofrimit të sigurisë për NATO-n
-
Trumpi përjashton përdorimin e forcës për ta marrë Grenlandën, thërret negociata
-
Synimi i Trumpit për Grenlandën pushton ballinat e mediave në Rusi
-
Trumpi publikon mesazhin e Macronit ku ai vë në pikëpyetje synimin amerikan për Grenlandën