Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Lavazza” ndërpret punën në Rusi dhe shitjet në Ukrainë

“Lavazza” ndërpret punën në Rusi dhe shitjet në Ukrainë

Prodhuesi italian i kafesë “Lavazza” e ka ndërprerë punën në Rusi.

Kompania në të njëjtën kohë ka njoftuar se është detyruar t’i ndërpresë përkohësisht shitjet në Ukrainë, për shkak të rritjes së çmimit të lëndës së parë.

“Është para së gjithash paketimi, energjia elektrike, logjistika dhe rreziqet që lidhen me një situatë gjeopolitike dramatike”, ka thënë themeluesi i Lavazzas, Antonio Baravalle, në njoftimin e tij për ndërprerjen e shitjeve në Ukrainë.

Lavazza është vetëm një nga qindra kompani të huaja, të cilat e kanë ndërprerë punën apo prodhimin në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.