Ambasadori i Francës në Australi, Jean-Pierre Thebault, e ka përshkruar si një “gabim të madh” anulimin në mënyrë të befasishme nga ana e Australisë, të kontratës për nëndetëse që kishte me Francën, për të lidhur një tjetër me SHBA-në.
Të mërkurën SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia kanë bërë të ditur se kanë krijuar paktin e sigurisë, e cila i mundëson Australisë që të përfitojë nga teknologjia e dy superfuqive për ndërtimin e nëndetëseve me energji nukleare.
Ambasadori francez Thebault e ka bërë deklaratën e tij të shtunën, teksa po largohej nga residenca në qytetin e Canberrës.
“Ky ka qenë një gabim i madh, një trajtim shumë shumë i keq i partneriteti”, ka deklaruar Thebault duke shtuar se marrëveshja për armët ndërmjet Parisit dhe Canberrës ishte e bazuar në “besim, mirëkuptim reciprok dhe sinqeritet”.
Parisi zyrtar ka tërhequr ambasadorët e saj nga Australia dhhe SHBA-ja të premten, si kundërpërgjigje për marrëveshjen mes tyre dhe Britanisë së Madhe.
Kjo marrëveshje ka hedhur poshtë kontratën 90 miliardë dollarëshe që Australia kishte me Francën, të nënshkruar në vitin 2016, për ndërtimin e 12 nëndetëseve dizel-elektrike.
-
Australia do t'i paguajë 555 milionë euro firmës franceze për prishje të kontratës për një nëndetëse
-
Kundërvënia ndaj Kinës përplas aleatët e Perëndimit
-
Australia mbron vendimin e saj për paktin e sigurisë me SHBA-në e Britaninë
-
Ministri francez akuzon për mashtrim SHBA-në dhe Australinë mbi paktin e sigurisë
-
Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja e Australia si kundërpërgjigje ndaj Aukusit