Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Largohen pengesat në hyrje të universiteteve franceze

Studentët në qytetin francez Dijon u detyruan të largonin karriget dhe tavolinat që bllokonin hyrjen e tyre në një ndërtesë universitare, në kohën kur grevat dhe bllokadat vazhdojnë në të gjithë vendin, në shenjë proteste ndaj reformave të qeverisë, transmeton KTV.

Raportohet se një grup i vogël studentësh të maskuar kishin pasur për qëllim të prishnin pengesat e vendosura në hyrje të universitetit.

E, në disa universitete, studentët kanë bllokuar qasjen në sallat e ligjëratave dhe amfiteatrove, duke penguar mësimin në më shumë se 10 qytete franceze.

Grevat dhe protestat po mbahen në shenjë kundërshtimi ndaj reformave të propozuara për kriteret e pranimit në institucionet akademike në vend.