Studentët u rikthyen këtë të hënë në shesh, duke bojkotuar mësimin në universitete dhe mbajtën gjallë protestën e tyre para Kryeministrisë, duke i shtuar 8 kërkesave drejtuar shefit të qeverisë Edi Rama edhe një tjetër, që është rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.
Por, para se të grumbulloheshin masivisht para Kryeministrisë, studentët bllokuan hyrjen e fakulteteve të tyre, duke i gozhduar ose kyçur ato.
Dhe dy prej studentëve që ndërmorën këtë akt në Universitetin Politeknik dhe Fakultetin e Drejtësisë në UT janë arrestuar në mbrëmje nga policia e Tiranës dhe gjenden në rajonin Nr.1.
Gjithashtu si një arsye për arrestimin e tyre dyshohet të jetë edhe varja e çarçafit të madh te Universiteti Politeknik. Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigante.
-
Studentët në Tiranë sërish të ndarë, mes bojkotit dhe mësimit
-
Studentët bllokojnë rrugët e Athinës për të kundërshtuar universitetet private
-
Studentët në Tiranë ngrihen në protestë, kërkojnë kthim në auditorë
-
Studentët e Fakultetit të Arteve sërish në protestë për bursa: Përçmuesit e artit s’e çmojnë shtetin
-
Studentët e Fakultetit të Arteve protestojnë para MASHT-it