Edhe sot studentët pritet që të dalin në protestë për të kundërshtuar Ligjin e arsimit të lartë, raporton Shqip. Ndërkohë, studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë pasi nuk ka pasur pjesëmarrje të madhe të tyre.
Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa auditorë me pak studentë.
Të hënën vetë studentët thanë se do të protestojnë edhe të martën për plotësimin e kërkesave të tyre. Ata nuk mjaftohen me vendimin e Këshillit të Ministrave, duke kërkuar që kërkesat e tyre të votohen në Kuvend.
Sakaq po te Bujqësori një grup studentësh i kanë vënë drynin derës, por janë përballur me policinë.
Një efektiv policie i është afruar një studenti, duke i thënë se do e raportojë për shoqërim.
“Ti mund të protestosh sa të duash, por të kyçësh derën është e kundraligjshme”, i ka thënë polici të riut.
Edhe
Në pranga dy studentët që mbyllën dyert e fakulteteve të tyre
Ndërkohë gjatë protestës së djeshme studentët thanë se nuk do të ndalin protestat dhe se nuk u mjafton vendimi i Këshillit të Ministrave, duke kërkuar votim në Kuvend të kërkesave të tyre.
Në fakt bëhet fjalë për 8 kërkesa që studentët i kanë bërë të ditura që në fillim të protestës. Shumica e tyre ka të bëjë me çështjen e tarifave dhe përmirësimit të kushteve në konvikte.
-
Studentët në Tiranë, të ndarë në dy grupe, vijojnë protestën
-
Studentët bllokojnë rrugët e Athinës për të kundërshtuar universitetet private
-
Studentët në Tiranë ngrihen në protestë, kërkojnë kthim në auditorë
-
Studentët e Fakultetit të Arteve sërish në protestë për bursa: Përçmuesit e artit s’e çmojnë shtetin