Të rinj në Francë – përfshirë disa që ende nuk kanë hyrë në tregun e punës – po protestojnë të enjten kundër shtyrjes së Qeverisë për rritjen e moshës së pensionimit.
Studentët planifikojnë ta bllokojnë hyrjen në disa universitete dhe shkolla të mesme, dhe një proteste e drejtuar nga të rinjtë planifikohet në Paris sot, si pjesë e grevave dhe protestave mbarëkombëtare kundër projektligjit për pensionin i cili është në diskutim në parlament, raportoi AP.
Për një gjeneratë tashmë të shqetësuar për inflacionin, perspektivën e pasigurt për punë dhe ndryshimet klimatike, projektligji për pensionimin po ngreh pyetje të mëdha për vlerën e punës.
“Nuk dua të punoj tërë jetën dhe të jem e dërrmuar në fund”, tha Djana Farhaig, 15 vjeçe, që bllokoi shkollën e saj të mesme me nxënësit e tjerë gjatë protestës muajin e kaluar. “Është e rëndësishme për ne të tregojmë se rinia është e angazhuar për të ardhmen e saj”.
Personat në adoleshencë dhe në të 20-at e tyre kanë marrë pjesë në protestat kundër reformës së pensionimin që kur lëvizja filloi në janar.
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron ta rrisë moshën e pensionimit nga 62 në 64 dhe të bëjë ndryshime të tjera që ai thotë se janë të nevojshme që ta mbajë sistemin financiar publik të pensionit stabil.