Një grevë kombëtare është duke ndodhur në Francë, në një valë të dytë të protestave kundër planit të presidentit francez, Emmanuel Macron për ta rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64.
Tetë njësi të madha do të bëhen pjesë e grevës, e cila do të përfshijë shkollat, transportin publik dhe rafineritë e naftës, raportoi BBC-ja të martën.
Protestat pritet të ndodhin në shumë vende të Francës, pasi më shumë se gjysmë milionë njerëz morën pjesë në ditën e parë të tyre në fillim të këtij muaji.
Sipas raporteve të mediave franceze, gjysma e mësimdhënësve të shkollave fillore tashmë janë në grevë.
Qeveria e Macronit po shkon përpara me reformat e saj të moshës së pensionimit, derisa sondazhet tregojnë se dy të tretat e votuesve po i kundërshtojnë ndryshimet, të cilat pritet të kalojnë nëpër Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme.
Pa një shumicë në parlament, qeveria duhet të mbështetet në partitë e tjera për ta kaluar reformën.
-
Grevat në Francë, punëtorët bllokojnë transportin publik
-
Me protesta kundërshtohet reforma pensionale në Francë
-
Edhe të rinjtë e Francës protestojnë kundër ngritjes së moshës së pensionimit
-
Protesta të reja kundër ngritjes së moshës së pensionit në Francë
-
Francezët kundërshtojnë ngritjen e moshës për pension