Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ky është kryeqyteti më i ndotur në botë

Delhi ishte kryeqyteti më i ndotur në botë në vitin 2023, ka zbuluar një grup monitorues i cilësisë së ajrit me bazë në Zvicër, shkruan BBC.

India, kryeqyteti i së cilës është Delhi, u rendit gjithashtu si vendi i tretë më i ndotur në botë pas fqinjëve Bangladeshi dhe Pakistani.

Ajri i vendit është përkeqësuar që nga viti 2022, kur ishte vendi i tetë më i ndotur.

Ndotja e ajrit është problem serioz në disa qytete indiane.

Ekspertët thonë se industrializimi i shpejtë i shoqëruar me zbatimin e dobët të ligjeve mjedisore kanë luajtur rol në rritjen e ndotjes në vend.

India ka parë shumë zhvillim në dekadat e fundit, por rregullimi i dobët industrial do të thotë që fabrikat nuk ndjekin masat e kontrollit të ndotjes. Ndërtimi i shpejtë ka kontribuar gjithashtu në rritjen e niveleve të ndotjes.

Edhe Në një shtet ndodhen 83 nga 100 qytetet me ajrin më të ndotur në botë Botë Në një shtet ndodhen 83 nga 100 qytetet me ajrin më të ndotur në botë

Raporti i grupit zviceran ka thënë se niveli mesatar i Indisë i PM2.5 - grimca e imët që mund të bllokojë mushkëritë dhe të shkaktojë një mori sëmundjesh - ishte 54.4 mikrogramë për metër kub.

Në nivel global, ajri që ka 12 deri në 15 mikrogramë për metër kub PM2.5 konsiderohet i sigurt për frymëmarrje, ndërsa ajri me vlera mbi 35 mikrogramë për metër kub konsiderohet i pashëndetshëm.