Dy kutitë e zeza të aeroplanit “Boeing 737 Max”, që është rrëzuar në Etiopi, kanë mbërritur të enjten në Paris, ku do të analizohen nga ekspertët, kanë thënë zyrtarët, teksa rregullatorët nëpër botë kanë pritur rezultatet, për të parë nëse është e sigurt të vazhdohen fluturimet me këtë aeroplan.
Një zëdhënës i agjencisë franceze për hetimin e aksidenteve ajrore, BEA ka thënë se të dhënat e regjistruara gjatë fluturimit do t’i dorëzoheshin agjencisë më vonë gjatë ditës, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Këto të dhëna kanë rëndësinë kryesore për zbulimin e shkaktarit të rrëzimit të një aeroplani të ri, pak pas nisjes nga aeroporti i Addis Ababas, të dielen.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar në Etiopi
-
Njëra nga dy kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar në Indi është gjetur
-
Boeing 737 Max me probleme, detyrohet të aterojë para kohe
-
Irani do t’ia dërgojë Ukrainës kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar
-
Detaje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Etiopi