Televizioni etiopian kombëtar njoftoi se është gjetur kutia e zezë e aeroplanit "Boeing 737 MAX", që u rrëzua të dielën në mëngjes, vetëm gjashtë minuta pas ngritjes.
"Pajisja me të dhënat teknike të fluturimit dhe ajo që regjistron bisedat në kabinë e pilotëve nga fluturimi ET302 janë gjetur," tha kompania ajrore në llogarinë e saj në Twitter, transmeton kp.
Në aeroplan ishin 157 persona, prej tyre 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Askush nuk mbijetoi, dhe në aeroplan ishin udhëtarë nga më shumë se 33 nacionalitete.
Deri më tani nuk dihet shkaku i saktë i rënies së avionit, ndërkohë që kompania ajrore e Etiopisë vendosi të aterojë të gjithë avionët "Boeing 737 MAX", deri në përfundim të hetimit.