Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Detaje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Etiopi

Foto: BBC

Kanë filluar të dalin detaje nga momentet e fundit të një fluturimi të linjës ajrore të Etiopisë, që u rrëzua tre javë më parë.

Të gjithë 157 personat në bord vdiqën kur fluturimi ET302 nga Addis Ababa në Nariobi u rrëzua më 10 mars.

Raportet thonë se sistemi anti-parkim i Boeing 737 Max kishte çaluar, që është nxjerrë në pah si arsye e rrëzimit të aeroplanit, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Menjëherë pas ngritjes në ajër në vetëm 137 metra mbi tokë, hunda e aeroplanit filloi të ulët poshtë, sipas gazetës Wall Street Journal.

Gazeta, e cila thotë të ketë folur me njerëzit e afërt që kanë hetuar rrëzimin e aeroplanit, thotë se kapiteni kishte luftuar që ta kontrollonte aeroplanin kur ai filloi të merrte tatëpjetën.

Edhe Aeroplani dështon të ulet pasi pilotët bien në gjumë gjatë fluturimit Botë Aeroplani dështon të ulet pasi pilotët bien në gjumë gjatë fluturimit

Raporti i detajuar thotë se njëri pilot i tha tjetrit “ngrihu, ngrihu” para se radioja të humbiste sinjalin ndërsa aeroplani “përshpejtoi” në drejtim të tokës.

Ai u rrëzua vetëm 6 minuta në fluturim.