Mbretëresha 82-vjeçare e Danimarkës – Margrethe II - mori titullin e Mbretëreshes më jetëgjatë evropiane pas vdekjes së Elizabeth II të enjten, shkruan AFP.
Mbretëresha Margrethe II është e njohur për talentin e saj artistik e duhanpirjen. Ajo është Mbreterësha e dytë më jetëgjatë në historinë daneze.
Pas vdekjes së Elizabeth II, ajo tani është bërë Mbretëresha më jetëgjatë në Evropë.
Mbretëresha Margrethe II është vlerësuar për bashkimin dhe modernizimin e monarkisë në 50 vitet e saj në fron.
Ajo erdhi në pushtet më 1972 dhe u bë trashëgimtare më 1953 - kur babai i saj, Frederik IX i Danimarkës, ishte mbret - pasi një reformë kushtetuese në vend lejoi gratë të merrnin fronin.
Ngjitja e saj në fron ndodhi në një kohë kur popullariteti i familjes mbretërore dhe monarkisë po zbehej në Danimarkë.
Edhe
Mbretëresha daneze me paraqitjen e fundit para abdikimit
Një nga pikat kryesore të përpjekjeve të saj për të modernizuar monarkinë ishte lejimi i dy djemve të saj të martoheshin me njerëzit e thjeshtë.
Me vdekjen e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, Mbretëresha daneze tani është monarkja e vetme grua në botë.
Elizabeth II ishte Mbretëreshë e Britanisë për 70 vjet.