Karrigia mesjetare e përdorur në ceremonitë e kurorëzimit të mbretërve anglezë është restauruar pak para ceremonisë së kurorëzimit të Charlesit të Tretë.
Karrigia e praruar i ka mbijetuar sulmit me bombë, por në të ka shumë grafitë nga filloristët dhe vizitorët e Westminister Abbey gjatë shekujve 18 dhe 19.
Ajo ishte një prej kryeveprave britanike që është shfaqur në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit.
E njohur ndryshe edhe si Guri i Fatit, ulësja që daton nga viti 1300 është përdorur për kurorëzimin e mbretërve skocezë në kohën e lashtë.
Karrigia është përdorur për kurorëzim që prej vitit 1306 dhe i ishte marrë Skocisë, të cilës Anglia ia ktheu në vitin 1996.
Krista Blessley, konservuesja e pikturave në Westminiser Abbey, ka mbikëqyrur restaurimin e karriges.
Edhe
Andy Burnham bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe
Në katër muajt e fundit ajo e ka pastruar karrigen duke përdorur vetëm sfungjerë dhe pambuk.
Monarku i parë që dihet zyrtarisht se e ka përdorur për kurorëzim është mbreti Henry i Katërt në vitin 1399.
Para mbretit të ri, karrigia për herë të fundit është përdorur për kurorëzim në vitin 1953 kur u ngrit në fron Mbretëresha Elizabetha II.
-
Andy Burnham bëhet sot kryeministër i Britanisë së Madhe
-
Tapiceria njëmijëvjeçare, një prej artefakteve më të çmueshme në botë
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Mbreti Charles shpjegon pse Mbretëresha Elizabeth zgjodhi t’i kalonte ditët e saj të fundit në Balmoral