Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kur të merr në pyetje shefi, zyrtarit rus i lidhet goja para Putinit

Në seancën e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, e cila u mbajt të hënën mbrëma në prag të vendimit të presidentit Vladimir Putin për njohjen e dy shteteve të vetëshpallura në lindje të Ukrainës, Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut, ndodhi një skenë e pazakontë, por interesante.

Qoftë për shkak të seriozitetit të situatës, qoftë për faktin se presidenti i Rusisë po e merrte në pyetje, Sergei Naryshkin, kreu i shërbimit inteligjent rus, sillej si nxënës i shkollës fillore.

Duke belbëzuar, ai mezi iu përgjigj pyetjes së Putinit nëse ai e mbështet njohjen e dy rajoneve të vetëshpallura si të pavarura.

Biseda e tyre e shkurtër, e publikuar në “twitter” shkoi kështu:

Putin: Flisni qartë, a e përkrahni njohjen?

Edhe Putin: U vërtetua se kishim të drejtë ta sulmonim Ukrainën Botë Putin: U vërtetua se kishim të drejtë ta sulmonim Ukrainën

Naryshkin: Unë do...

Putin: Dëshiron apo e përkrah?

Naryshkin: Unë e mbështes të qenit pjesë e Rusisë.

Putin: Nuk është ajo çfarë po diskutojmë! E përkrahni njohjen e pavarësisë?

Naryshkin: Unë e mbështes.

Të hënën mbrëma, Putini firmosi vendimet për të njohur këto dy rajone, ku seperatistë pro-rusë dhe ushtria ukrainase luftojnë që nga viti 2014.

Edhe Pse Putini nuk është dhe mund të mos jetë kurrë gati të takohet me Zelenskyn Botë Pse Putini nuk është dhe mund të mos jetë kurrë gati të takohet me Zelenskyn

Rusia po ashtu tha se në këto rajone do të dërgojë “trupa paqeruajtëse”.

Perëndimi e ka dënuar këtë akt të Rusisë dhe ka paralajmëruar sanksione të ashpra, derisa Ukraina ka thënë se nuk do të dorëzohet.