Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kundërsulmi i Ukrainës ka krijuar përçarje politike në Rusi

Kundërofensiva e forcave ukrainase në territoret e pushtuara nga rusët në lindje të shtetit, ka shkaktuar përçarje politike edhe në Rusi, raporton “El Pais”.

Liderët e propagandës ruse po bëjnë thirrje haptazi për ekzekutimin e komandantëve që kanë pasur detyrë ta mbrojnë territorin që është humbur, ndërsa disa grupe po kërkojnë që të ndëshkohen ata që e kanë bindur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se trupat ruse do të priten me përqafime në Ukrainë.

Më tepër raportohet se më tepër se 40 këshilltarë nga St. Petersburgu e Moska i janë adresuar Parlamentit duke propozuar shkarkimin e Putinit. Po e akuzojnë atë për tradhti.

Kundërsulmi i Ukrainës ka zënë forcat ruse në befasi. Ukraina po rikthen me shpejtësi territoret e humbura.