Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kthimi i shporetit për ngrohje dhe mungesa e pastruesve të oxhaqeve

Nuk ka furnizim me gaz në fshatin Oxfordshire të Jemma Smith, kështu rrugëtimi për të marrë dru i është bërë rutinë të cilën tashmë e ka mësuar.

Ngrohja e saj qendrore është me djegie të naftës, por kjo aktualisht është shumë e shtrenjtë. Pra, në vend që të djegë kursimet e saj, Smith është duke u mbështetur në drurët që gjen nëpër oborrin e saj.

Smith punon nga shtëpia, kështu që ajo duhet të ngrohë ndërtesën e saj gjatë ditës në dimër.

Tani ajo e ka fokusuar hapësirën e saj të punës në një dhomë me një djegës druri.

Smith punon nga shtëpia dhe për këtë shkak i duhet ta mbajë të ngrohtë shtëpinë çdo ditë. Ajo e ka bërë zyre dhomën me kaminë.

Edhe Evropa gjithnjë e më e nxehtë, por gjermanët po refuzojnë kondicionerin – pse? Botë Evropa gjithnjë e më e nxehtë, por gjermanët po refuzojnë kondicionerin – pse?

“Punoj nga shtëpia dhe çmimet e gazit janë ngritur në fshatin tonë. Prandaj kam vendosur që të ulem në këtë dhomë dhe të punoj në lap-top, por gjithashtu ta mbajë të ngrohtë dhomën”.

Mirëpo për të djegur drutë me siguri të plotë ajo ka angazhuar një punëtor për të pastruar oxhakun. Ka qenë me fat që ka gjetur një pastrues.

Sipas Martin Glynn, drejtor i shoqatës së pastruesve të oxhaqeve, ka mungesë të madhe të njerëzve që dinë zanatin e pastrimit të oxhaqeve.

Ai thotë se kërkesa për pastrues të oxhaqeve është ngritur për 50 për qind për shkak të çmimit të lartë të gazit, naftës dhe energjisë elektrike.

Shumica e pastruesve profesionistë të oxhaqeve janë të rezervuar deri në pranverën e vitit 2023.

Edhe 65 euro metri i druve këtë vit, ekonomisti: Dimri pritet të jetë i vështirë për kosovarët SOT 65 euro metri i druve këtë vit, ekonomisti: Dimri pritet të jetë i vështirë për kosovarët

Glynn thotë se kanë kaluar dekada qëkur kërkesa për pastrues të oxhaqeve ka qenë kaq e lartë.

“Kërkesë të tillë nuk ka pasur në 25 a 30 vjetët e fundit. Kërkesa për pastruesit e oxhaqeve është më e larta që kam parë ndonjëherë. Njerëzit janë të frikësuar nga problemet që kemi në Ukrainë. Ka krijuar çmime të larta të energjisë elektrike”.

Mirëpo kthimi i shporeteve dhe stufave do të thotë edhe kthim i problemeve ambientale që sjellin ato.

Ka përfitime ekonomike ngrohja e dhomave të caktuara me oxhak të hapur dhe druri është burim i ripërtërirë.

Edhe Mijëra shtëpi bosh, mijëra njerëz pa strehë Botë Mijëra shtëpi bosh, mijëra njerëz pa strehë

Sidoqoftë, djegia e drurit prodhon grimca që ndotin ajrin, sidomos nëse drurët nuk janë të tharë plotësisht.

Qeveria britanike pritet ta ndalojë shitjen e drurëve të lagët dhe thëngjillit, mirëpo zgjedhja mes ruajtjes së ambientit dhe nevojës për t’i ngrohur shtëpitë do të jetë dilemë me të cilën do të përballen shumë shtëpi britanike sivjet.