Zyrtarët e Kryqit të Kuq kanë paralajmëruar se Birmania po përballet me një krizë humanitare pas tërmetit vdekjeprurës 7.7 ballë.
Sipas Kryqit të Kuq, shkatërrimi nga tërmeti i Birmanisë nuk është parë për më shumë se një shekull në kontinentin e Azisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ajo që ne po shohim këtu në Birmani është një nivel shkatërrimi që nuk është parë më shumë se një shekull në Azi”, ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në një postim në X.
"Kjo nuk është thjesht një fatkeqësi, është një krizë komplekse humanitare e shtresuar mbi dobësitë ekzistuese”, ka thënë në një deklaratë të veçantë Alexander Matheou, drejtor rajonal për Azinë Paqësor në IFRC.
“Përmasat e kësaj fatkeqësie janë thelbësore dhe nevoja për mbështetje është urgjente”.
Një apel urgjent është nisur me kërkesën për 113.6 milionë dollarë për të ndihmuar 100,000 njerëz për shpëtimin e jetës dhe për shërimin e hershëm.
LEXO EDHE: