Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryetari i Melitopolit: Ushtarët rusë vodhën biçikleta për të ikur

Kryetari i qytetit jugor të Melitopolit ka thënë se në rajonin e Kharkivit, ushtarët rusë kapën çdo lloj mjeti të transportit, me të cilin mund të iknin.

Ivan Federov, në një postim në Telegram, ka thënë se kur trupat ruse kishin arritur në kufi, kishin krijuar radhë 20 kilometra të gjatë, shkruan Sky News të mërkurën në mbrëmje.

“Oficerët rusë nuk kishin transport të mjaftueshëm evakuimi. Kështu, duke ikur, ata nuk paralajmëruan askënd për afrimin e Forcave të Armatosura. Ushtarët u detyruan të vidhnin motoçikleta dhe biçikleta për të shpëtuar vetën. Pompat e benzinës vendase kanë ndërprerë menjëherë shitjen e benzinës me urdhër të komandantëve ushtarakë, vetëm automjetet speciale të pushtuesve janë furnizuar me karburant”, tha Fedorov.

Ai beson që shumë shpejtë, flamuri ukrainas do të valojë në sheshin kryesor të Melitopolit.

“Ofensiva heroike e Forcave të Armatosura vazhdon. Në fronte të ndryshme, në zona të ndryshme të frontit, së shpejti do të ketë surpriza të reja për pushtuesit”, ka thënë ai.