Kryetari i Chernhivit, Vladyslav Atroshenko, thotë se paralajmërimi i Rusisë për të ulur sulmet në Kiev dhe Chernihiv është lajm i mirë, nëse mund t’i besohet kësaj, raporton BBC.
Ai ka thënë se të martën ka pasur bombardime në disa zona banimi në Chernihiv dhe u lënduan 35 persona.
“Vetëm të martën pati bombardime jonjerëzore në disa zona banimi në qytet, ku rreth 35 persona u hospitalizuan, ku njerëz humbëm këmbët e disa vdiqën”, thotë Atroshenko.
Ai ka thënë se kurrë nuk ka menduar se duhet të kërkojë frigoriferë për të mbajtur trupat, pasi morgu është mbushur plotë, apo se duhet të gjejë persona për të ndërtuar arkivole shtesë.
“Shpesh rusët thonë një gjë, por ndodh diçka tjetër. Vetëm koha do të tregojë nëse këto fjalë janë të vërteta. Po i trajtojmë këto fjalë me shumë kujdes”, ka thënë Atroshenko.
-
Kryetari i Chernihivit në Ukrainë thotë se 70% e qytetit është shkatërruar
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i Rusisë në qytetin ukrainas Chernihiv
-
Gjashtë të vrarë, 37 të plagosur nga sulmi rus në qytetin ukrainas Çernihiv
-
Sulmet ruse vrasin të paktën një person në Ukrainën qendrore
-
Dy të vdekur dhe 11 të lënduar nga një sulm rus në Mykolaiv