Sulmet ruse kanë lënë të vdekur dy persona dhe kanë lënduar 11 të tjerë në qytetin port të Mykolaivit, të hënën, sipas Vitalii Kim, kryetar i këtij regjioni.
Kryetari i Mykolaivit ka thënë se Rusia është duke i vënë në cak civilët, shkruan CNN-i të hënën.
“Rusia qëllimisht po i bombardon civilët”, ka thënë Olesandr Senkevych në një postim në Telegram.
Objekte banimi të civilëve dhe institucione arsimore janë qëlluar, ka thënë ai, duke shtuar se ekipet e shpëtimit dhe punëtorët e emergjencës janë duke punuar në vendet ku ka pasur bombardime.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të vdekur nga sulmet ruse në Mykolaiv të Ukrainës
-
Një i vrarë dhe 16 të plagosur nga sulmet ruse në jug të Ukrainës
-
Rusia godet një kënd lojërash, një fëmijë në mesin e të vrarëve
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i Rusisë në qytetin ukrainas Chernihiv
-
Rusia intensifikon sulmet ajrore mbi Mykolaiv