Kryetari i kryeqytetit kolumbian, Bogota, ka vendosur orë policore në përgjigje të protestave të rikthyera antiqeveritare.
Policia gjuajti gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat dhe kishte raportime për plaçkitje sporadike, transmeton KTV.
Ndërkohë, presidenti Ivan Duque tha se ai do të nisë bisedime javën e ardhshme në përpjekje për të lehtësuar tensionet.
Më shumë se 250,000 njerëz morën pjesë në marshime në të gjithë vendin për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë.
Kolumbianët kanë dalë në rrugë për ndryshimet e mundshme në pagat minimale dhe pensioneve. Ata gjithashtu janë kundër reformave tatimore dhe privatizimit të kompanive shtetërore.
Artikuj të ngjashëm