Protestat kundër varfërisë dhe pabarazisë kanë vazhduar edhe në Ditën e Pavarësisë së Kolumbisë.
Policia në Bogota ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit. Përplasjet e reja kanë nisur kur presidenti Ivan Duque prezantoi planin e taksave prej 4 miliardë dollarësh për programin social dhe shpenzimet e tjera në lidhje me pandeminë.
Protestuesit kanë thënë se plani i ri nuk është i mjaftueshëm për ngritjen e cilësisë në arsim dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Në protestat e reja pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për të rinjtë e vrarë nga policia. Organizata Human Rights Watch ka mbledhur prova se 25 protestues u vranë nga policia në muajin prill, kur u organizuan protestat e para kundër varfërisë dhe pabarazisë në Kolumbi.
Ndërkaq, organizatat lokale kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë.
-
Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Kolumbi
-
Kolumbi, 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në protestat kundër qeverisë
-
Gjashtë të vdekur, përfshirë një polic, në protestat anti-qeveritare në Kolumbi
-
Afro 80 policë merren peng gjatë një proteste në Kolumbi
-
Presidenti i ri i Kolumbisë e quan dështim luftën kundër drogës