Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin dhe presidenti Sauli Niinisto, do të japin të enjten opinionet mbi anëtarësimin e vendit të tyre në NATO, ka raportuar transmetuesi publik finlandez Yle të mërkurën.
Kjo është java në të cilën besohet se shteti nordik, i cili është i lidhur ngushtë ushtarakisht me NATO-n, por jo anëtar i plotë, i plotëson procedurat politike për të aplikuar për anëtarësim në aleancë, transmetoi Euronews.
Të martën, Komiteti i Mbrojtjes në Parlament doli në përfundimin se situata e sigurisë së Finlandës do të ishte më e mirë brenda NATO-s, derisa pritet që Marin dhe Niinisto të thonë të njëjtën gjë.
199 anëtarët votues të Parlamentit finlandez do të duhet të mbështesin ofertën për anëtarësim, teksa në këtë fazë nuk dihet nëse do të kërkohet një shumicë e thjeshtë ose një shumicë prej dy të tretash lidhur me vendimin për anëtarësim.
Mbështetja publike në Finlandë është rritur ndjeshëm në favor të anëtarësimit në NATO që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Finlanda ndan rreth 1.300 km me Rusinë.
-
Finlanda brenda javësh do të vendosë për anëtarësimin në NATO
-
Finlanda të martën do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s
-
Parlamenti finlandez voton për anëtarësimin në NATO
-
Finlanda bën një hap drejt anëtarësimit në NATO pa e pritur Suedinë
-
Finlanda dhe Suedia të mërkurën i dorëzojnë aplikimet për NATO