Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka thënë të mërkurën se brenda pak javësh vendi i saj do të vendosë nëse do të aplikojë për t’u anëtarësuar në NATO.
Në një konferencë shtypi bashkë me kryeministrin suedez, Marin, ajo tha se nuk sheh asnjë arsye për të vonuar vendimin, raportoi BBC-ja.
Komentet e saj përkuan me një raport në parlamentin finlandez që thotë se anëtarësimi në këtë aleancë ushtarake mund të rezultojë me rritje të tensioneve në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë.
Finlanda ndan një kufi prej 1,340 km (830 milje) me Rusinë dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka theksuar se Moska do të duhet të "ribalancojë situatën" me masat e veta nëse oferta e Finlandës për anëtarësim në NATO shkon përpara.
-
Finlanda konfirmon se do të aplikojë që t’i bashkohet NATO-s
-
Kryeministrja dhe presidenti finlandez të enjten japin opinionet për anëtarësim në NATO
-
Kryeministrja e Finlandës: Brenda javëve do të vendosim për çështjen e aplikimit në NATO
-
Finlanda anëtarësohet në NATO, dyfishohet kufiri i aleancës ushtarake me Rusinë
-
Finlanda bën një hap drejt anëtarësimit në NATO pa e pritur Suedinë