Katër persona, përfshirë dy gazetarë, raportohet se janë vrarë në një sulm ajror izraelit në Liban, raportojnë mediumet libaneze, ka transmetuar “BBC” të martën.
Kryeministri i Libanit, Nadjib Mikati, ka dënuar këtë sulm që ka thënë se ka ndodhur në fshatin Tayr Harfa, ku pretendohet se u vra një gazetar iu “Al Mayadeen TV” dhe një kameraman. Po ashtu raportohet se u vra edhe një burrë tjetër, ndërsa në lindje në qytetin Kfarkela thuhet se u vra një e moshuar.
Ushtria e Izraelit nuk ka dashur të komentojë. Ka thënë se aeroplani ushtarak ka goditur “celulat terroriste” në zonën kufitare. Po ashtu ka thënë se ka goditur shënjestrat që i takojnë grupit militant libanez Hezbollah.
Al Mayadeen, ka thënë se gazetari Farah Omar dhe kameramani Rabih al-Maamari janë “shënjestruar qëllimisht” ndërsa po raportonin nga Tayr Harfa, një fshat rreth 2 kilometra nga kufiri me Izraelin.
“Një aeroplan luftarak izraelit ka lëshuar dy raketa në lokacionet ku gjendeshin Farah dhe Rabih. Farah dhe Rabih vetëm sa kishin përfunduar transmetimin direkt, duke dhënë informata të reja për bombardimet e fundit të Izraelit në jug të Libanit”, është thënë nga Al Mayadeen.
Në rrjete sociale janë publikuar trupat e pajetë të gazetarëve në afërsi të një kamere televizive që po digjej.
Edhe
Sulmi ajror izraelit në Liban lë të vrarë tre gazetarë që po raportonin për luftën
“Sulmet tregojnë se sërish nuk ka limite për krimet izraelite dhe synimi i vetëm është t’i heshtë mediat që ekspozojnë krimin dhe sulmet e tyre”, ka thënë kryeministri libanez Mikati.
Forca e Mbrojtjes së Izraelit ka thënë se po shikon raportimet, por ka insistuar se nuk ka shënjestruar qëllimshëm gazetarët.