Kryeministri i Izraelit ka urdhëruar të dielën forcat e sigurisë që të jenë në gjendje gatishmërie për të parandaluar sulme të tjera të mundshme pasi një sulmues palestinez vrau një izraelit dhe plagosi katër të tjerë para se të qëllohej për vdekje nga policia izraelite.
Sulmi ka ndodhur në Jerusalem që përsëri është kthyer në vatër tensionesh ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
Kryeministri Naftali Bennet ka thënë se “forcat e sigurisë në vendin e ngjarjes kanë vepruar shumë shpejt” dhe se e kanë neutralizuar terroristin. Megjithatë ka thënë se policia duhet të shtojë gjendjen e gatishmërisë për të shmangur sulme të tjera.
Policia ka njoftuar të dielën se sulmi ka ndodhur në hyrje të një faltore të kontestuar myslimane, për të cilën kanë pretendime edhe hebrenjtë. Askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.
-
Netanyahy zotohet të kapë ata që ndihmuan në sulmin në Jerusalem
-
Mobilizohet Izraeli, urdhëron mobilizimin e rezervistëve të policisë
-
Netanyahu pas sulmit në Jerusalem: Përgjigja jonë do të jetë e fortë, e shpejtë dhe e saktë
-
Kryeministri Bennett thotë se do të ketë “ofensivë” në Palestinë
-
Bennetti u jep “liri të plotë” forcave të sigurisë izraelite pas sulmeve të njëpasnjëshme