Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri i Shri Lankës thotë se nuk ishte i njoftuar për sulmet

Kryeministri i Shri Lankës i ka thënë BBC-së se nuk ishte në dijeni për paralajmërimet e inteligjencës për sulmet vdekjeprurëse me bomba të cilat ndodhën të dielën e Pashkëve.

Ranil Wickremesinghe tha se informatat të cilat paralajmëronin për çfarëdo rreziku potencial në vend, nuk i ishin dhënë atij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefi i policisë së vendit dhe zyrtarët e lartë të ministrisë së mbrojtjes dhanë dorëheqjen pas bombardimeve, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Por Wickremesinghe argumentoi se ai nuk ishte në dijeni të paralajmërimeve duke dashur të thoshte se nuk kishte nevojë të largohej nga pozita e tij.

"Nëse do të kishim ndonjë paralajmërim dhe nuk do të merrnim ndonjë veprim, do të kisha dhënë menjëherë dorëheqjen time", tha ai duke shtuar: "Por çfarë bësh kur nuk ke asnjë informatë?”.