Autoritetet në Shri Lankë i kanë bërë thirrje popullit që t’i dorëzojë shpatat dhe thikat për të rritur sigurinë në vend, pas sulmeve terroriste gjatë Pashkëve.
Që prej sulmeve të 21 prillit, në të cilin u vranë më shumë se 250 persona, policia ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve, transmeton KTV.
Përveç armëve, policia ka kërkuar dorëzimin e uniformave të kamufluara ushtarake. Ftesa për dorëzim armësh vjen si pjesë e hetimeve për sulmin terrorist.
Rreth 30 persona janë arrestuar si të dyshuar për organizimin e këtyre sulmeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Në flakë bizneset myslimane në Shri Lankë
-
Protestuesit në Sri Lankë djegin shtëpitë e liderëve
-
Një i vdekur në Sri-Lankë pasi policia qëlloi me armë për t’i shpërndarë protestuesit
-
Shri Lanka merr vendim për ndalimin e burkës dhe mbylljen e mijëra shkollave islamike
-
Në Shri Lankë tetë të vdekur e 50 të lënduar pas trazirave në një burg