Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka dalë pozitiv me COVID-19, raporton RTL Today.
Sipas faqes, Bettel menjëherë u izolua pasi bëri një test të shpejtë këtë mëngjes, i cili u pasua me një provë PCR dhe tani do të kalojë 10 ditë në izolim ndërsa vazhdon të punojë nga shtëpia në distancë.
Bettel mori dozën e tij të parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj dhe pritej të merrte dozën e dytë të enjten tjetër.