Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borrelli infektohet me koronavirus

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, njoftoi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Borrell shkroi në Tëitter të dielën se është në izolim dhe aktualisht po ndihet mirë.

“Kam rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, jam në izolim. Po ndihem mirë”, shkroi ai.

Ditë më parë, Borrell deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian. Ai e përmendi luftën në Ukrainë, për çka kujtoi se lufta e fundit brenda kufijve të Evropës ishte në Ballkan.