Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, ka thënë se forcat qeveritare kanë marrë “nën kontroll të plotë” kryeqendra e rajonit verior Tigray, shkruan BBC.
Ushtria më herët është futur në Mekelle dhe ka intensifikuar ofensivën kundër Frontit të Tigrayt për Çlirimin e Njerëzve (TPLF).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri i TPLF-së për Reutersin ka thënë se do të vazhdohet lufta për mbrojtje të të drejtave dhe se do të luftohen pushtuesit.
Qindra kanë humbur jetën në këtë konflikt dhe janë zhvendosur mijëra.
Ofensiva ka nisur më herët këtë muaj, pasi Abiy, ka njoftuar për një operacion kundër partisë rajonale TPLF, duke e akuzuar atë për sulme në selinë e komandës veriore të ushtrisë së Etiopisë në Mekelle.
Ndërkohë, ambasada e SHBA-së në shtetin fqinj Eritrea ka thënë se gjashtë shpërthime janë dëgjuar në kryeqendër Asmara të shtunën. Forcat tigrayane më herët kanë gjuajtur raketa në Eritre, duke akuzuar këtë shtet se po e mbështet qeverinë e Etiopisë. Nuk është e qartë nëse incidentet kanë lidhje me Tigrayn.