Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed fiton shumicën dërmuese në zgjedhje

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në këtë shtet.

Ahmet i ka fituar zgjedhjet me një shumicë dërmuese, ka bërë të ditur Bordi zgjedhor. Sipas Bordit, Partia e Prosperitetit e Ahmedit, ka fituar 410 nga 436 ulëse në Kuvend, duke i dhënë atij edhe një mandat pesë vjeçar.

Megjithatë, një e pesta e vendit nuk arriti të kryejë votimin në përgjithësi për shkak të pasigurisë dhe problemeve logjistike.

Sondazhet ndërkaq nuk janë mbajtur fare në zonën e luftës në Tigray, aty ku mijëra njerëz po jetojnë në kushte të urisë.

Një rreth tjetër i zgjedhjeve është paraparë të zhvillohet më 6 shtator, në zonat e prekura mirëpo kjo nuk është konfirmuar edhe për Tigrayn.

Edhe Etiopianët votojnë sot mes rritjes së tensioneve dhe një konflikti të përgjakshëm Botë Etiopianët votojnë sot mes rritjes së tensioneve dhe një konflikti të përgjakshëm

Zgjedhjet në Etiopi ishin shtyrë për shkak të pandemisë me COVID-19.

Ahmed i cili është fitues i çmimit Nobel për Paqe, e ka përshkruar fitoren e tij “si zgjedhje historikisht përfshirëse”. Qeveria e re pritet të formohet në tetor.