Etiopianët po votojnë në zgjedhjet parlamentare mes tensioneve në rritje dhe një konflikti të përgjakshëm në rajonin verior Tigray.
Këto zgjedhje, të vonuara nga pandemia, është prova e parë elektorale e kryeministrit Abiy Ahmed që nga ardhja në pushtet në vitin 2018.
Ai shpreson të sigurojë një mandat popullor duke fituar shumicën e 547 vendeve të parlamentit federal.
Por votimi është shtyrë në Tigray, ku ushtria ka luftuar me një forcë rajonale që nga nëntori.
Votimi është vonuar gjithashtu në disa pjesë të tjera të vendit për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe problemeve logjistike.
Zgjedhjet e përgjithshme, të parat që nga viti 2015, fillimisht u planifikuan për gusht 2020 por u shtynë për shkak të koronavirusit.
kalendarit fillestar të zgjedhjeve, rezultatet paraprake nga zonat elektorale do të shpallen brenda pesë ditëve nga zgjedhjet, ndërsa rezultatet përfundimtare të çertifikuara duhet të shpallen brenda 23 ditëve.
Gjithsej janë regjistruar 37 milionë votues, nga 50 milionë sa janë potencialisht. Më shumë se 40 parti janë në garë zgjedhore, por shumica prej tyre janë regjionale.