Botë

Lecornu u mbijeton dy votëbesimeve në Parlamentin francez

Sébastien Lecornu

Foto: Associated Press

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu u ka mbijetuar të enjten dy votave të mosbesimit, pasi premtimi i tij për të pezulluar reformën e pensioneve i siguroi atij mbështetjen e deputetëve të krahut të majtë. Ai fitoi ngushtësisht mocionin e parë me 18 vota dhe më pas të dytit, të sjellë nga e djathta ekstreme, me një diferencë më të madhe. Lecornu është bërë kryeministër në shtator.

Duke e vënë reformën e pensioneve në prag të mbylljes, Lecornu kërcënon të shkatërrojë një nga trashëgimitë kryesore ekonomike të Macronit, në një kohë kur financat publike të Francës janë në një gjendje të vështirë. 

Vendi është në mes të krizës së tij më të keqe politike në dekada, teksa një sërë qeverish minoritare synojnë të miratojnë buxhetet që ulin deficitin, përmes një legjislature të ashpër të ndarë në tre blloqe të dallueshme ideologjike.

Ndërkohë, socialistët po kërkojnë të përfitojnë nga pushteti i tyre aktual me një përpjekje për të futur një taksë për të rritur të ardhurat, duke vënë në cak njerëzit më të pasur të Francës.

Kryeministri francez i mbijeton edhe votëbesimit të dytë

2 o. më parë / 16 tet 2025 12:20
Sebastien Lecornu

Photo: Associated Press

Kryeministri francez, Sebastien Lecornu i ka mbijetuar edhe votës së dytë dhe të fundit të mosbesimit mëngjesin e së enjtes në Parlament.

Mocioni u mbështet nga 144 deputetë, por i duheshin 289 vota për t'u miratuar.

Ky votim është zhvilluar pasi një mocion është miratuar nga partia e Marine Le Pen, megjithatë, ai kishte pak gjasa të kishte sukses pasi shumica e deputetëve francezë nuk duan të shihen duke votuar në linjat e së djathtës ekstreme.

Qeveria franceze i mbijeton votëbesimit të parë

2 o. më parë / 16 tet 2025 11:52
Sebastien Lecornu

Photo: Associated Press

Qeveria franceze i ka mbijetuar të enjten me vështirësi votëbesimit të parë të kërkuar ndaj saj për sot. 

Një total prej 271 deputetësh votuan në favor të rrëzimit të qeverisë, por nuk arritën shumicën e kërkuar prej 289.

Por rezultati ishte më i ngushtë nga sa pritej.

Një votim tjetër pritet të zhvillohet, pasi një mocion u paraqit gjithashtu nga "Tubimi Kombëtar" i Marine Le Pen, por ky pritet të mos ketë sukses, pasi deputetët francezë të krahut të majtë nuk duan të shihen duke votuar me të djathtën ekstreme.