Kryebashkiaku i Khersonit, Ihor Kolykhaiev, është rrëmbyer nga forcat ruse, kanë shkruar mediat ukrainase, raporton Sky Neës të martën.
Kolykhaiev ndodhej në qytetin e pushtuar për t'u shërbyer zgjedhësve të tij.
“Kyiv Independent” dhe “Ukrainska Pravda” cituan këshilltaren e Kolykhaievit, Halyna Liashevska, e cila bëri të ditur lajmin.
Edhe në fillim të luftës, forcat ruse rrëmbyen një kryebashkiak, atë të Melitopolit – Ivan Fedorov, por më pas e shkëmbyen atë me 9 ushtarë rusë të zënë robër nga ushtria ukrainase.
Artikuj të ngjashëm