Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kroacia deporton emigrantët në Bosnje

Një grup prej 93 emigrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë , mëngjesin e 31 marsit, ndodhen në Qendrën e pranimit të përkohshëm në Lipa.

Ata erdhën në këtë qendër të shoqëruar nga Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës, në koordinim me Shërbimin për çështjet me të huajt.

Mustafa Ruzhniq, drejtues i qeverisë së Kantonit të Una-Sana, tha për Radion Evropa e Lirë se më 30 mars, rreth 80 emigrantë arritën në Bosnje e Hercegovinë nga Kroacia dhe u dërguan në Qendrën në Lipa, nën përcjelljen e pjesëtarëve të policisë kufitare.

“Kam kërkuar informacione nga Ministria e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Shërbimi për çështjet me të huajt dhe Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, se për cilët emigrantë bëhet fjalë dhe pse ata u zhvendosën nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë”, tha Ruzhniq për Radion Evropa e Lirë (REL), duke shtuar se ai ende nuk ka marrë përgjigje.

Shërbimi për çështjet me të huajt nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me deportimin e emigrantëve nga Kroacia.

Edhe Të sulmuar e të grabitur: Refugjatët rrëfejnë për abuzimet në kufirin Bosnjë - Kroaci Botë Të sulmuar e të grabitur: Refugjatët rrëfejnë për abuzimet në kufirin Bosnjë - Kroaci

Emigrantët rrugës për në kufirin boshnjako-kroat në përpjekje për të hyrë në BE më 29 shtator 2020.

Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës tha për REL-in se sipas marrëveshjes për ripranimin midis BeH-së dhe Kroacisë, emigrantët sillen në pikën kufitare.

“Kjo është një procedurë e rregullt dhe kjo është ajo që ne bëjmë ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, sipas marrëveshjes me ato vende, ndërkaq ata më pas i kthejnë në vendet, të cilat i kthejnë kah vendet e tjera”, tha Admir Malagiq, zëdhënës i Ministrisë së Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se për cilët emigrantë bëhet fjalë.

Edhe Qytetarë nga Bosnja hyjnë pa viza në Kosovë, priten nga zëvendëskryeminsitrja Rexhepi Arbëri Qytetarë nga Bosnja hyjnë pa viza në Kosovë, priten nga zëvendëskryeminsitrja Rexhepi

Në Qendrën e Përkohshme Lipa janë akomoduar rreth 150 emigrantë. Kjo qendër drejtohet nga Shërbimi për çështjet me të huajt të Bosnje e Hercegovinës.

Qendra është e pajisur dhe mund të strehojë rreth 1.500 emigrantë. /REL