Në fshatin Kangalitai të Turkanas në Kenia, me vallëzim tradicional çel çdo ditë.
Mirëpo, në ditët e sotme fshatarët nuk po mbajnë në duar shkopinjtë e barinjve për këto vallëzime. Në vend të tyre ata mbajnë në dorë lopata dhe tërfurq – sepse puna me bagëtinë po merr fund.
Në këtë kohë të vitit, Lokale Ekitovu, zakonisht do të gjendej në mesin e livadheve duke u kujdesur për lopët.
Mirëpo, në vitet e fundit ka nisur punën me bujqësi. Po kujdeset për misrin, duke prishur ciklin e tij nomad.
“Për shkak të thatësisë në tokat tona, shkuam për kullosa në fshatin e afërt. Ata na sulmuan me armë zjarri dhe humbën gjysmën e lopëve. Nga sulmi mbetën të vdekur të gjithë shokët e mi. Prandaj vendosa të kthehem dhe të merrem me bujqësi që veçse kishte nisur të ketë vështirësi. Vendosa të merrem me kultivimin e perimeve, sepse moti nuk premtonte shumë barë dhe shirat e paktë mund të thajnë edhe këto të mbjella”.
Pak metra nga shtëpia e Ekitovut, me bujqësi merret edhe Napem Eruseniat. Vajza e saj që kujdesej për kecat e vegjël, tani tremb zogjtë nga ara me të mbjella.
“Në vitet e fundit patëm shira të paparashikueshëm. Pasi vareshim nga kullosat, shkuam në fshat, por na përzunë sepse toka jonë nuk ishte e mjaftueshme. Tani jemi kthyer dhe po merremi me bujqësi. Kemi mbjellë misër dhe melekuqe”.
Edhe
Në Kenia mijëra njerëz po vdesin çdo vit nga kafshimet e gjarpërinjve, po mungojnë antihelmet
E bija e saj mund të mos përjetojë kurrë kilometrat që kanë ecur prindërit e saj për t’u kujdesur për lopët. Tani po mëson sesi t’i mbjellë perimet.
Organizatat u kanë bërë thirrje qeverive dhe partive që të ndihmojnë në ruajtjen e kulturës, sesa të lejojnë klimën ta zhdukë atë përgjithmonë.
Ekspertët kanë bërë thirrje për mbrojtjen e kullosave tradicionale që do të ndihmonin në vazhdimin e kulturës nomade.