Ekonomistët janë të ndarë nëse po afrohet një recesion. Por e qartë është se pasiguria ekonomike nuk do të davaritet së shpejti. Por ka hapa që mund të ndërmerrni tani për të qenë gati për çdo gjë na pret
Çmimet e gazit, ushqimit dhe qirasë janë në rritje. Rezerva Federale ka rritur normat e interesit në nivelin më të lartë që nga viti 2018. Ekonomia e SHBA-së është tkurrur për dy tremujorë radhazi.
Ekonomistët janë të ndarë nëse po afrohet një recesion. Por e qartë është se pasiguria ekonomike nuk do të davaritet së shpejti. Por ka hapa që mund të ndërmerrni tani për të qenë gati për çdo gjë na pret.
Yiming Ma, ligjëruese në Universitetin e Kolumbisë, thotë se nuk është çështja nëse, por kur do të ndodhë një recesion. Njerëzit duhet të përgatiten, por jo të bëjnë panik, tha ajo.
"Historikisht ekonomia ka pasur gjithnjë ulje-ngritje", tha Ma. “Është diçka që ndodh, është paksa si të ftohesh”.
Por, vëren ajo, sistemet imune të disa njerëzve janë më në gjendje të rikuperohen se të tjerët. Është e njëjta gjë me financat. Nëse mendoni se një recesion mund të destabilizojë tuajin, këtu janë disa gjëra që mund të bëni për t'u përgatitur.
Masat
Të dish se sa shpenzon çdo muaj është thelbësore. Ma rekomandon të uleni dhe të shkruani se sa shpenzoni çdo ditë. Kjo do t'ju ndihmojë të shihni se çfarë po vjen, çfarë po del dhe cilat shpenzime të panevojshme mund të jeni në gjendje t’i shkurtoni.
"Duke kuptuar se sa para po merrni dhe sa po shpenzoni, mund të jeni në gjendje të bëni ndryshime për t'ju ndihmuar në kohë të vështira", këshillon Money Smart i Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave, program edukimi financiar.
Buxhetet shpesh zbulojnë shpenzime që mund të eliminohen plotësisht ose shpenzime impulsive që mund të shmangen me planifikim.
Për udhëzime për krijimin e një buxheti, kurset falas si "Krijimi i një buxheti (dhe respektimi i tij)" nga CT Dollars dhe Sense, partneritet i agjencive shtetërore të Connecticut dhe “Llogaritësi i Buxhetit të Nerd Wallet” mund të jenë të mira për të filluar.
Kurseni sa të mundeni
Sa më shumë shpenzime jo thelbësore të shkurtoni, aq më shumë mund të kurseni.
Nuk është e mundur për të gjithë, por Gene Natali, bashkëthemelues i Troutwood, aplikacion që i ndihmon njerëzit të krijojnë plane financiare, thotë se është ideale të buxhetosh për të kursyer mjaftueshëm për të mbuluar nevojat bazë për tre deri në gjashtë muaj.
Programe të tilla si “America Saves”, fushatë jofitimprurëse nga Federata e Konsumatorëve të Amerikës, mund të ndihmojnë në krijimin e një udhërrëfyesi.
Dhe nëse keni llogari kursimi, është e rëndësishme të kontrolloni nëse banka juaj ju jep një normë të mirë interesi dhe bëni blerje nëse nuk ka, tha Ma.
Këshilla e saj është të mbani një sy në tarifat mujore ose tarifat e shërbimit që mund të shpenzojnë kursimet tuaja. Por mos i kufizoni opsionet tuaja. Bankat online ndonjëherë ofrojnë norma më të mira se ato tradicionale.
Konsolidimi i kredisë
Ndërsa normat e interesit rriten, ekspertët rekomandojnë që të konsolidoni kreditë tuaja për të pasur vetëm një kredi me normë fikse dhe, nëse mundeni, të paguani sa më shumë nga borxhi juaj.
"Siguria e punës vështirësohet kur ka recesion, nuk është koha e mirë për të grumbulluar borxhe”, tha Ma.
Por shlyerja e borxhit tuaj ekzistues është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Udhëzuesi i Këshillit të Konsumatorit i Komisionit Federal të Tregtisë për Daljen nga Borxhi mund t'ju ndihmojë të bëni një plan.
Me norma të larta interesi, nuk është gjithashtu kohë e mirë për të marrë kredi të reja për shpenzime të mëdha si makina, megjithëse ekspertët rekomandojnë që nëse keni nevojë për mallra të qëndrueshme si fshesa elektrike, soba ose pjatalarëse, t'i blini ato sa më shpejt që të jetë e mundur për t'i shmangur rritjet e ardhshme të çmimeve.
Blini në dyqane “të dorës së dytë”
Allen Galeon, kujdestar në shtëpi në Kaliforni, është prekur prej muajsh nga rritja e çmimeve të artikujve kryesorë të shtëpisë si sende ushqimore, peshqirë letre dhe gaz për udhëtimet e tij.
Lëngu i preferuar i portokallit i djalit të tij, i cili ishte 1.99 dollarë për një paketë me gjashtë shishe, tani kushton 2.50 dollarë.
Që nga fillimi i pandemisë, familja e tij është përballur me paqëndrueshmëri financiare.
Një zgjedhje që ai ka bërë është të blejë sende si rroba ose pajisje elektronike të dorës së dytë kurdo që është e mundur, qoftë nga Goodëill, dyqane pengjesh ose Craigslist. Dhe Craigslist ju lejon të kërkoni sipas zonës, të reduktoni vozitjen – që do të thotë më pak gaz dhe bezdi.
Rishiko shpenzimet mujore
Që nga pandemia, shumë kompani kanë përditësuar politikat e tyre të ndihmës dhe janë bërë më fleksibël me përdoruesit, sipas Kia McCallister-Young, drejtoreshë e “America Saves”.
Thirrja e ofruesve të shërbimeve mujore për të negociuar faturat – qofshin ato shërbime komunale, shërbimi telefonik, kabllor, interneti ose sigurimi auto – mund të çojë në kursime domethënëse, tha McCallister-Young. Individët mund të kërkojnë tarifën më të mirë, çdo zbritje të disponueshme, zbritje ose kupon që mund të çojë në një tarifë mujore më të ulët. Nëse një ofrues është konkurrues me kompanitë e tjera, ka një shans edhe më të mirë për të marrë një zbritje, shtoi ajo.
"Nëse u thoni atyre, ‘unë jam duke menduar të ndryshoj' ose se jeni duke bërë pazar, kjo ndihmon - nëse ata e dinë që po mendoni të largoheni, ata do t'ju japin normën më të mirë dhe qëllimi tani është të gjeni sa më shumë qarkullim të jetë e mundur”, tha ajo.
Shikoni programet federale të tilla si Programi i Ndihmës së Energjisë në Shtëpi me të ardhura të ulëta, i cili ndihmon në mbulimin e faturave dhe “Lifeline”, i cili mund të ndihmojë me faturat e telefonit. Nëse nuk jeni të sigurt nëse kualifikoheni për ndonjë program federal ose shtetëror, mund të telefononi 211, i cili do t'ju lidhë me një specialist lokal që mund t'ju ndihmojë.
Blerje të planifikuara
Blerja e ushqimeve me plan, blerja e përgjithshme dhe jo emri i markës ose blerja me shumicë janë disa nga rekomandimet nga Federata e Konsumatorëve të Amerikës.
"Shumë dyqane kanë përputhje çmimesh, kështu që nëse u tregoni atyre se një konkurrent po shet të njëjtin produkt me një tarifë më të ulët, ata do të përputhen me atë", tha McCallister-Young. “Ju gjithashtu dëshironi të shikoni dyqanet që janë më afër jush, në mënyrë që të mos shpenzoni paratë shtesë që do të kursenit në gaz”.
Një mënyrë alternative për të kursyer para në sende ushqimore është të shikoni aplikacionet e ndarjes së ushqimit si Olio, i cili lidh njerëzit rreth komunitetit të tyre për të ndarë artikuj ushqimorë shtesë dhe “Too Good to Go”, ku klientët mund të blejnë ushqimin e tepërt të bizneseve me një zbritje.
Shikoni programet qeveritare të ndihmës
Edhe me këto praktika kursimi dhe shpenzimi, pagat e një muaji nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzime të rëndësishme. Nëse kjo është situata juaj, programet në mbarë vendin janë në dispozicion për t'ju ndihmuar.
"Ndonjëherë nuk mjafton "fundi i muajit" në fund të muajit", tha Michael Best, avokat në Qendrën Kombëtare të Ligjit për Konsumatorin, i cili punon në çështjet e shërbimeve financiare.
Për të përdorur këto burime, kontrolloni nëse kualifikoheni për Programin e Ndihmës Emergjente të Qirasë, Programin e Ndihmës Suplementare të Ushqyerjes, Programin e Ushqimit të Tregut të Fermerëve ose Fondin e Ndihmës për Pronarët e Shtëpisë. Të gjitha këto janë programe federale të koordinuara nga qeveritë e shteteve. Disa shtete ofrojnë programe shtesë lokale për banorët e tyre.
Kërkoni ndihmën e komunitetit
Nëse jeni duke përjetuar pasiguri ushqimore ose strehimi, kërkoni organizata jofitimprurëse ose komunitare rreth jush. Nga mbështetja e strehimit dhe bankat ushqimore te ndihma e shërbimeve, organizatat jofitimprurëse në mbarë vendin mund të ndihmojnë. Organizatat kombëtare si “Feeding America” kanë banka ushqimore në të 50 shtetet.
"Ne po shohim tashmë komunitetin që na afrohet në një numër dërrmues për shkak të asaj që po ndodh në vend në aspektin e stabilitetit ekonomik”, tha Kavita Mehra nga Sakhi për Gratë e Azisë Jugore, organizatë që ndihmon të mbijetuarat e dhunës në familje në qytetin njujorkez.
Organizata e saj ofron strehim, ushqim dhe ndihmë urgjente në para për njerëzit në komunitet. Ajo tha se midis janarit dhe qershorit, grupi i saj shpërndau mbi 150.000 dollarë ndihmë urgjente në para për të mbijetuarit, të cilët e kishin më të vështirë të mbanin dritat ndezur dhe të vendosnin ushqimin në tryezë. Kjo është më shumë se gjithë vitin e kaluar.
Organizatat e ndihmës ushqimore si “Ample Harvest, Hunger Free America dhe Food Rescue US” ofrojnë harta që lejojnë përdoruesit të kërkojnë një bankë ushqimore aty pranë duke shtypur kodin e tyre postar.