Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini thotë se kushti për takim Putin-Zelensky është një dokument

Kremlini thotë se kushti për takim Putin-Zelensky është një dokument

Kremlini ka thënë se kushti për një takim mes presidentit rus Vladimir Putinit dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, është një dokument i gatshëm që të nënshkruhet nga dy liderët, raportoi The Guardian të enjten.

Në njoftimin e përditshëm, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi se Putini ka refuzuar të takohej me homologun ukrainas.

“Presidenti asnjëherë nuk ka refuzuar një takim të tillë, por kushtet e duhura duhet të përgatiten për këtë, përkatësisht teksti i dokumentit”, ka thënë ai.

Të enjten, në Kharkiv janë vrarë katër civilë dhe 10 u lënduan nga bombardimi rus i qytetit. Në 50 ditë luftë janë regjistruar mijëra viktima nga të dyja palët.