Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini: Roman Abramovich ka luajtur rol në bisedimet për paqe

Abramovich

Derisa NATO është duke zhvilluar bisedime në Bruksel, Kremlini është duke përditësuar vazhdimisht shtypin lidhur me ngjarjet rreth luftës në Ukrainë, raporton Sky News.

Kremlini ka konfirmuar se pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka luajtur rol në bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Abramovich tashmë është sanksionuar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian dhe e ka të pamundur të sigurojë fitim nga shitja e Chelseat.

Gjithashtu Kremlini ka thënë se arsyeja pse ministri i Mbrojtjes së Rusisë nuk është paraqitur në publik për një kohë të gjatë është për shkak se ai është i zënë dhe nuk është koha e duhur për paraqitje në media.