Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini: Putini mund të takohet me Zelenskyn nëse arrihen disa marrëveshje të caktuara

Vlodymyr Zelensky & Vladimir Putin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar të shtunën se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por vetëm nëse ka dakordim në disa marrëveshje të caktuara, raporton Reuters.

Peskov ka thënë se Rusia e konsideron të mundshëm një takim të tillë, me kushtin që të prodhohen “rezultate të caktuara në disa marrëveshje”, por pa e specifikuar se cilat marrëveshje shihen si të nevojshme nga pala ruse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njëkohësisht, kur nënshkruhen dokumentet për të cilat delegacionet duhet të bien dakord, gjëja kryesore dhe themelore për ne mbetet se kush saktësisht do t’i nënshkruajë këto dokumente nga pala ukrainase”, ka shtuar zëdhënësi i Kremlinit.

Peskov nuk ka elaboruar më tutje sa i përket kësaj deklarate.

Presidenti ukrainas e sfidoi homologun e tij rus që të takohet ballë për ballë me të në Turqi, por Putini zgjodhi të dërgonte një delegacion të përbërë nga zyrtarë qeveritarë për t’u takuar me negociatorët ukrainas të premten.

Bisedimet në Stamboll shënuan herën e parë që të dyja vendet takohen kokë me kokë që nga marsi i vitit 2022.

Ndërkaq, Putini dhe Zelensky nuk janë takuar me njëri-tjetrin që nga dhjetori i vitit 2019.