Kremlini ka mohuar pretendimet e zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i frustruar që forcat ruse nuk po e bëjnë përparimin e duhur në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se në fillim të “operacionit ushtarak”, Putin ka urdhëruar forcat ruse që të “frenohen nga sulmimi i qyteteve të mëdha”, përfshirë kryeqendrën Kievin.
“Kjo për shkak se formacione të nacionalistëve të armatosur kishin vendosur pika dhe kishin vendosur armatim të rëndë në zonat e banuara dhe luftimi në zonat e populluara pashmangshëm se çon në viktima të shumta në mesin e civilëve”, tha Peskov, raporton agjencia AP.
Ai ka thënë se zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së që kanë bërë këto vlerësime po shikojnë të shtyjnë Rusinë drejt sulmimit të qyteteve të mëdha me Ukrainë.
“Synimi i tyre është që të mbajnë shtetin tonë përgjegjës për vdekjen e civilëve”, ka thënë Peskov.
Edhe
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
Ai ka insistuar se operacioni po shkon sipas planit dhe ka mohuar raportimet nëpër media se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për të avancuar në Ukrainë.
“Rusia e ka potencialin e vet për ta vazhduar operacionin, i cili siç thashë, po shkon sipas planit dhe do të kompletohet me kohë”, tha Peskov.
-
S’i kemi arritur të gjitha objektivat e luftës prandaj do të vazhdojmë, thotë Kremlini
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini paralajmëron ta zgjerojë ofensivën në Ukrainë nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë