Kremlini ka mohuar akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.
Shteti rus, akuzat amerikane i ka quajtur të pabaza. Reagimi i Kremlinit u bë pasi që zyrtarët e Sigurisë Kombëtare amerikane kanë njoftuar se Irani dhe Rusia kanë mbledhur informacione për votuesit amerikanë, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët e sigurisë në SHBA kanë bërë të ditur se Irani ka dërguar mesazhe kërcënuese tek votuesit e partisë demokratike. Mesazhet elektronike dukeshin se buronin nga grupet e djathta, që përkrahin presidentin Donald Trump.
Me këto mesazhe, Irani synonte që të nxiste trazira në SHBA, ka njoftuar Agjencia Kombëtare e Inteligjencës.
Njoftimi i pazakontë i Agjencisë u bë pas shqetësimeve të shprehura të Qeverisë amerikane lidhur me ndërhyrjen në votime dhe fushatat për keqinformim nga shtetet e huaja, kur kanë mbetur më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.