Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka mohuar se një dron rus e ka goditur centralin bërthamor të shkatërruar të Çernobilit të premten.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se droni rus ka goditur mburojën e centralit bërthamor.
Peskov ka thënë se nuk ka informacione të sakta lidhur me çështjen.
“Por, një gjë e di: nuk mund të bëhet fjalë për sulme të kryera në infrastrukturën bërthamore ose objekte të energjisë bërthamore. Prandaj, çdo pretendim për këtë, nuk është i vërtetë”, ka thënë Peskov.
Ndërsa ka shtuar se, ushtria ruse nuk e bën një gjë të tillë.
“Me shumë gjasë, ky është një tjetër provokim”.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia e akuzon Ukrainën për sulm ndaj një objekti bërthamor
-
Droni rus godet centralin bërthamor në Çernobil
-
Zelensky: Rusia goditi Kharkivin pas njoftimit të Trumpit për armëpushim
-
Zelensky akuzon Rusinë për sulm ndaj objekteve energjetike pas njoftimit të Trumpit
-
Ukraina godet dy rafineri ruse të naftës