Marrëveshja e Prespës do të votohet me shumicë absolute në Parlamentin grek, madje me më shumë sesa 150 deputetë, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, në një intervistë për radion “Real FM”.
Ministri grek sqaron se është i vetëdijshëm për qëndrimin e partnerit të koalicionit në qeveri, Panos Kamenos, por kjo nuk do të jetë pengesë për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë.
“Partneri ynë i koalicionit çdoherë është mjaft produktiv dhe i dobishëm, për këtë çështje ka pozicionet e tij, dëshiron t’i shprehë, ajo është e drejtë demokratike. Por, përsëris edhe njëherë, qeveria greke do ta sjellë marrëveshjen në Parlament dhe… () nuk do të votohet nga shumica e partive, por nga shumica e deputetëve”, tha Kotzias.
Shefi i diplomacisë greke i bëri thirrje partisë opozitare ”Demokracie e re” që t’u japë mundësi deputetëve të saj që secili të votojë ashtu siç dëshiron.
-
Greqia shtyn ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë
-
Nisin debatet në Parlamentin grek për marrëveshjen me Maqedoninë
-
Parlamenti grek të hënën pritet të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës
-
Kotzias: Shkupi të kuptojë se s’ka zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës
-
Rezultatet e referendumit në vëmendjen e Greqisë