Parlamenti i Greqisë ka shtyrë ratifikimin e marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.
Marrëveshja e Prespës, që ia jep emrin Maqedonisë Maqedonia e Veriut, i dha fund ngatërresave 28-vjeçare, por nuk po ratifikohet në Greqi as në ditën e tretë të debatit.
Parlamenti pritej ta votonte marrëveshjen të enjten, sidomos pasi kryeministri Alexis Tsipras mori mbështetjen e së paku 151 deputetëve nga 300 të tillë, për të çuar tutje marrëveshjen.
Megjithatë, sondazhet kanë treguar se shumica e grekëve nuk e duan fare termin “Maqedoni” në asnjë marrëveshje.
“Është një numër i madh i deputetëve që duan të flasin”, ka thënë kryeparlamentari grek Nikos Voutsis para gazetarëve të enjten duke njoftuar se votimi është shtyrë për të premten në mesditë.
Ratifikimi i marrëveshjes në Greqi është i domosdoshëm për Maqedoninë që kjo të integrohet në Bashkimin Evropian dhe NATO.
-
Mitsotakis flet për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës në samitin e NATO-s
-
Greqia, vendi i parë që ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
-
“Maqedonia e Veriut”, cilët janë hapat e mëtejmë nga Athina e Shkupi
-
Greqia i hap rrugë Maqedonisë për në NATO e në BE
-
Edhe Greqia miraton Marrëveshjen e Prespës