Parlamenti grek ka miratuar marrëveshjen historike të Prespës që e njeh vendin fqinj si Maqedonia e Veriut, duke i dhënë kështu fund konfliktit 27 vjeçar, raporton BBC.
Në Athinë sot u miratua emri për “Maqedoninë Veriore” me 153 vota pro e 146 kundër, transmeton Koha.net.
Me këtë rast jashtë parlamentit kishte protesta.
Grekët kanë hedhur poshtë emrin e Maqedonisë që nga pavarësia e saj më 1991, pasi ka një rajon me të njëjtin emër.
Javë më parë e njëjta marrëveshje ishte miratuar edhe në Parlamentin e Maqedonisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Greqia, vendi i parë që ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
-
“Maqedonia e Veriut”, cilët janë hapat e mëtejmë nga Athina e Shkupi
-
Greqia i hap rrugë Maqedonisë për në NATO e në BE
-
Meta: Miratimi i marrëveshjes së Prespës, arritje historike
-
Pacolli përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, e rëndësishme për rajonin